Gazsjellës Magjistral “Kleçovce-Negotinë”, pjesa Kleçovce - BS5, 61km (0-61km)

Në projektin për Ndërtim të gazsjellësit magjistral pjesa Kleçovce-Stacioni bllokues 5 me gjatësi prej 61km ku si Investitor shfaqet AD Resurse Energjetike Maqedonase, RAPID BILD DOO ishte i përfshirë si nënkontraktues i kompanive SGSM Oil & Gas Service dhe ÇAKAR PARTNERS DOO, për të cilat për periudhën nga 02.2015 deri 06.2016 i kryente këto punë:

  • shkarkim, magazinim, ngarkim dhe transport të tubove të çelikut - për gjatësi të përgjithshme prej 61km
  • furnizim të bërrylëve të ngrohtë - për gjatësi të përgjithshme prej 61km
  • përthyerje të tubove të çelikut - për gjatësi të përgjithshme prej 61km
  • punë montuese-salduese (shpërndarje të tubove, saldim me procedura të testuara për saldim, izolim, vendosje në hendek (në gropë), saldim të bashkesave montuese) - për gjatësi të përgjithshme prej 61km
  • performancë komplete të stacioneve të bllokimit dhe stacioneve pastruese (punë montuese-salduese, punë ndërtimore, mbrojtje katodike, punë elektro, testim hidro) - gjithsej 8 impiante
  • punë ndërtimore (përgatitje të rripit (brezit) të punës, gërmim dhe përgatitje të hendekut, mbulim të tubit në hendek, mbrojtje nga rrëshqitja e tokës dhe nga erozioni, mbrojtje të luginave, re-vitalizim të tokës dhe kthim në gjendjen fillestare) - për gjatësi të përgjithshme prej 40km
  • punë specifike ndërtimore (kalim nën lumin Bregallnica dhe lumin Rakavica)
  • kalime nën rrugë të asfaltuara me gërmim të hapur - gjithsej 9 pozicione
  • performancë të testeve hidro (test të fortësisë dhe pa depërtueshmërisë) të kalimeve nën lumenj, rrugë stacione bllokuese dhe hekurudha) - gjithsej 15 teste
  • montim të tubave HDPE dhe pusetave anës rrugës - për gjatësi të përgjithshme prej 61km
  • shënim të rrugës së gazsjellësit - për gjatësi të përgjithshme prej 61km
  • performancë të mbrojtjes së përkohshme dhe permanente katodike të pjesës linjore dhe stacione bllokimi (performancë të saldimit cadweld, furnizim dhe montim të stacioneve të mbrojtjes katodike, përpunim dhe montim të vendeve matëse për mbrojtje katodike) - për gjatësi të përgjithshme prej 61km
  • Fryrje të gazsjellësit - për gjatësi të përgjithshme prej 61km
  • Specifike për këtë projekt është furnizimi dhe përdorimi i parë i makinerive për saldim automatik (koka orbitale për saldim) në territorin e Republikës së Maqedonisë nga ana e RAPID BILD DOO, që mundësoi përfundim në afatin e përcaktuar të punëve montuese-salduese. Gjithashtu për here të parë RAPID BILD DOO aplikoi izolim cilësor polietileni për izolim të bashkueseve të salduara, me çka u mundësua qëndrueshmëri më e madhe dhe periudhë më e madhe e eksploatimit të gazsjellësit.
Informacione Project
Vend Kleçovce
Investitor Resurse Energjetike Maqedonase të Republikës së Maqedonisë
Investitori kryesor "STG" Rusi
Rol Nënkontraktues i "STG" Rusi
Vit 2015-2016

Kërkoni ofertë për bashkëpunim