Gazsjellës Magjistral “Kleçovce-Negotinë”, pjesa BS5 - Negotinë, 36km (61-97km)

Në projektin për Ndërtim të gazsjellësit magjistral pjesa Stacioni bllokues 5 - Negotinë me gjatësi prej 36km ku si Investitor shfaqet AD(SHA) Resurse Energjetike Maqedonase, RAPID BILD DOO është kontraktuesi kryesor (Lider i grupit të ofruesve), ku në pajtueshmëri me kontratën në periudhën nga 06.2016 deri 12.2017 i kryhen punët e mëposhtme:

  • inxhinieri dhe përpunim të dizajnit të detajuar
  • furnizim, shkarkim, magazinim, ngarkim dhe transport të tubove të çelikut
  • furnizim, shkarkim, magazinim, ngarkim dhe transport të pajisjeve dhe materialeve (GMRS, bërryl të ngrohtë, fitingje, valvula, izolim)
  • përthyerje të tubove të çelikut
  • punë montuese-salduese (shpërndarje të tubove, saldim me procedura të testuara për saldim, izolim, vendosje në hendek (në gropë), saldim të bashkesave montuese)
  • kontroll radiografik të bashkesave të salduara
  • performancë komplete të stacioneve të bllokimit dhe stacioneve Kryesore Matëse-Rregullatore (punë montuese-salduese, punë ndërtimore, mbrojtje katodike, punë elektro, testim hidro) - gjithsej 4 Stacione Bllokuese dhe 2 GMRS (Shtip dhe Negotinë)
  • punë ndërtimore (përgatitje të rripit (brezit) të punës, gërmim dhe përgatitje të hendekut, mbulim të tubit në hendek, mbrojtje nga rrëshqitja e tokës dhe nga erozioni, mbrojtje të luginave, re-vitalizim të tokës dhe kthim në gjendjen fillestare)
  • punë specifike ndërtimore (kalim nën lumin Vardar dhe lumin Luda Mara)
  • kalime nën rrugë dhe hekurudha me gërmim të hapur dhe shpim horizontal
  • performancë të testeve hidro (test të fortësisë dhe pa depërtueshmërisë) të kalimeve në linjë kryesore, kalime nën lumenj, rrugë, stacione bllokuese dhe hekurudha)
  • montim të tubave HDPE dhe pusetave anës rrugës
  • shënim të rrugës së gazsjellësit
  • performancë të mbrojtjes së përkohshme dhe permanente katodike të pjesës linjore, stacione bllokimi dhe GMRS (performancë të saldimit cadweld, furnizim dhe montim të stacioneve të mbrojtjes katodike, përpunim dhe montim të vendeve matëse për mbrojtje katodike)
  • furnizim me tension të lartë elektrik të stacioneve për mbrojtje katodike dhe GMRS
  • pastrim dhe kalibrim të linjës së gazsjellësit
  • tharje dhe fryrje të gazsjellësit
  • performancë të Projektit në gjendje të kryer dhe Projekt për përdorim dhe mirëmbajtje të gazsjellësit
  • Specifike për këtë projekt është ajo që për here të pare një kompani Maqedonase është bartës i punëve për ndërtim të gazsjellësit Magjistral me presion të lartë.
Informacione Project
Vend Negotinë
Investitor Resurse Energjetike Maqedonase të Republikës së Maqedonisë
Rol Kontraktues kryesore
Vit 2016-2017

Kërkoni ofertë për bashkëpunim