19
Oct
2016

Rapid Bild në 200 kompanitë më të mëdha!

Sipas edicionit vjetor të 200 FIRMAVE MË TË MËDHA NË MAQEDONI, e përgatitur dhe e botuar nga Euro Biznis Centar - Shkup, Rapid Bild me numër mesatar të punësuar prej 228 renditet në vendin e 161 në Republikën e Maqedonisë, dhe sa për krahasim në vitin 2015 nuk ka qënë aspak në atë listë.

Edicioni 200 FIRMAT MË TË MËDHA DHE MË TË SUKSESSHME NË MAQEDONI çdo vit publikon lista nga 200 firmat më të mëdha dhe 200 firmat më të suksesshme, si edhe bankat më të mëdha dhe më të suksesshme dhe kompanitë e sigurimit. Renditjet përcaktohen sipas të dhënave të fituara nga Regjistri Qendror i Maqedonisë në pikëpamjen e llogarive vjetore të firmave dhe si kriter merren të ardhurat (firmat më të mëdha) dhe fitimi para tatimit (firmat më të suksesshme), domethënë kapitali dhe rezervat (bankat më të mëdha) dhe fitimi/humbja para tatimit, premitë bruto në polica (kompanitë më të mëdha të sigurimit). Të gjitha kompanitë që janë në listë fitojnë mundësi që ta paraqesin tregimin e tyre të suksesshëm kompanive të tjera.

Rapid Bild është i nderuar për mirënjohjen dhe gjithmonë insiston ndaj përparimit në të gjitha fushat.